Kadyrov: Çështja e Ukrainës është mbyllur, tani jam i interesuar për Poloninë

Videoja e publikuar nga lideri i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, i cili mbështet pushtimin rus të Ukrainës, ra në rendin e ditës si një bombë. 

Duke thënë se çështja e Ukrainës u mbyll plotësisht me pushtimin e Rusisë që filloi më 24 shkurt, Kadyrov tha:

"Tani jam i interesuar për Poloninë. Do të tregojmë se çfarë mund të bëjmë në 8 sekonda pas Ukrainës".

Kjo deklaratë ë Kadyrov përforcon deklaratat e presidentit ukrainas Volodymy Zelenskyy i cili është shprehur që në fillim të luftës:

''Nëse Ukraina bie, e gjithë Evropa bie’.

Rusia shënjestroi një bazë ushtarake vetëm 20 kilometra nga kufiri i Ukrainës me Poloninë në mars.

 Guvernatori rajonal i Lvivit u shpreh në atë kohë:

 "30 raketa u hodhën nga Rusia në objektin ushtarak në perëndim. 9 persona u vranë dhe 57 persona u plagosën nga sulmi ajror".