Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin, tek Zelensky në Ukrainë

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka mbërritur në Kiev dhe ka zhvilluar një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Vetë Zelensky shkroi në Fb këtë vlerësim: “Për ne, ndihma ushtarake e Finlandës është shumë e vlefshme. Armët, politika e sanksioneve dhe uniteti i partnerëve tanë në çështjen e pranimit të Ukrainës në BE janë ato që mund të sigurojnë forcë në mbrojtjen e tokës sonë. Faleminderit Kryeministrit të Finlandës Sanna Marin për vizitën dhe mbështetjen e përkushtuar!”

Më herët, kryeministrja finlandeze Sanna Marin vizitoi qytetin Irpin. Lajmin e bëri të ditur këshilli bashkiak i qytetit ukrainas të dëmtuar nga lufta në 70% të sipërfaqes së tij.  "Ne treguam pasojat e "paqes ruse" të lënë nga pushtuesit dhe diskutuam çështjen e ndihmës në rindërtimin e qytetit tonë," tha sekretarja e këshillit të qytetit Angela Makeyeva.

“Faleminderit Finlandës për pozicionin e saj mbi integritetin territorial të Ukrainës, vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Rusisë dhe mbështetjen dhe ndihmën ushtarake”.

Më 17 maj Finlanda paraqiti zyrtarisht në Suedi kërkesën për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.