Vizita në Rumani, Mediu takon Kryeministrin Nicolae Ciucă

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një vizitë në Rumani ku ka patur takime të shumta përfshirë këtu edhe me Kryemsinitrin e Rumanisë Nicolae Ciucă.

Ja njoftimi i plotë:

Në Bukuresht me Kryeminsitrin e Rumanisë z Nicolae Ciucă

E falenderova për mbështetjen e antarësimit të Shqipërisë në NATO sidomos në Samitin e Bukureshtit në 2008 si dhe rrugën Europiane të vendit tonë.

Nevojën e përfshirjes së Shqipërisë dhe vendeve jo Europiane të Ballkanit në Iniciativen e 3 deteve

Në takim ishim së bashku me kolegë nga Kongresi Amerikan Bob McËeen, Deputeti Britanik Mark Pritchard, President Emritus i OSCE PA George Tsereteli dhe mikun dhe bashkë-organizuesin e SEE Gathering në parlamentin Rumun depuetin Rumun, z. Ben Oni Ardelean.

Rumania ka një rol të vecantë në shumë aspekte si vend i NATO dhe BE në përballjen e agresionit Rus në Ukrainë si dhe në situatat e reja gjeopolitike.

Samiti i NATOs në Madrid duhet të konsideroj situatën në Ukrainë por edhe ndikimin e Kinës në Europë.