Trazira në Rotterdam/ Tifozët e Feyenoord nuk e 'kapërdijnë' dot humbjen në finalen e Conference League, policia arreston 72 persona

Tifozët dhe qytetarët në Roterdam duket se nuk e “kapërdijnë” dot humbjen e Conference League të Feyenoord, që u përball me Romën në Tiranë.

Mediat vendase raportojnë se gjatë natës ka patur akte dhune, ndërsa policia ka arrestuar 72 persona.

[FTp5sCzXsAEcXf3]

Mediat vendase raportojnë se gjatë natës ka patur akte dhune, ndërsa policia ka arrestuar 72 persona.

Po ashtu referuar mediave vendase, policia ka përdorur ujë për të shpërndarë turmat e njerëzve.

Tifozët dogjën dhe shkatërruan, duke përfshirë tramvaj dhe autobusë ndërsa kanë sulmuar me gurë edhe policinë.

Policia paralajmëroi për të tjera arrestime, ndërsa u bëri thirrje kalimtarëve që të shpërndanin pamjet e kamerave të vëzhgimit në mënyrë që të mund të identifikoheshin rebelët.

Normaliteti në Roterdam u rikthyer pas orës 1:00 të mëngjesit të së enjtes.