Itali/ U vra teksa priste djalin e saj të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i 37-vjeçares shqiptare

Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se goditi me thikë 37 vjeçaren me origjinë shqiptare, Brunilda Halla në Vittoria provincë e Raguzës.

Vrasësi i dyshuar u identifikua falë kamerave që rrethonin zonën.

Urdhëri i arrestit është lëshuar gjatë natës, shkruan media italiane Tgcom.

Thuhet se i dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e 37-vjeçares shqiptare ishte një ‘një gjest i çastit dhe i pamotivuar’’.

Kronologjia e ngjarjes: 37 vjeçarja u godit me thikë teksa ajo po priste djalin e saj të dilte nga shkolla.

Ajo ndërroi jetë para se ambulanca të mbërrinte në vendngjarje.

Në fillim u dyshua se ajo mund të ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.