Sulmuesi i Teksasit dërgoi mesazhe në internet pak para sulmit

Sulmuesi i Teksasit që vrau 19 fëmijë dhe dy mësues postoi një mesazh në internet duke paralajmëruar se do të qëllonte në një shkollë fillore disa minuta para se të sulmonte. Kështu deklaroi të mërkurën guvernatori Greg Abbott, ndërsa dolën detaje të reja tronditëse të masakrës.

Personi i armatosur gjithashtu kishte dërguar një mesazh të martën, duke thënë se do të qëllonte gjyshen e tij, pasuar nga një tjetër postim në internet që konfirmonte se ai e kishte bërë këtë, tha Abbott në një konferencë shtypi.

Gjyshja e të dyshuarit, e qëlluar në fytyrë para se nipi i saj të largohej nga shtëpia ku ata ndanin dhe sulmoi shkollën, mbijetoi dhe thirri policinë.

Ramos u largua nga shtëpia ku jetonte me gjyshërit e tij dhe përplasi makinën e tij pranë shkollës fillore Robb në Uvalde, Teksas. Ai hyri në shkollë nga një derë e pasme duke mbajtur një armë me kapacitet sulmues AR-15 dhe me pajisje taktike.

Ai u mbyll në një klasë të klasës së katërt, thanë autoritetet, dhe vrau nxënës dhe mësues përpara se të qëllohej për vdekje nga një oficer i Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara, tha zoti Abbott. 17 persona të tjerë pësuan lëndime pa rrezik për jetën.

Postimet në Facebook ishin i vetmi paralajmërim paraprak i vrasjes në masë, tha guvernatori Abbott, duke shtuar se Ramos nuk duket të ketë precedentë penalë ose histori problemesh të shëndetit mendor.

Ramos bleu dy pushkë dhe qindra fishekë disa ditë përpara sulmit, raportuan disa media, duke cituar një senator të shtetit të Teksasit i cili ishte informuar nga forcat e rendit.

Sulmi ka ringjallur një debat kombëtar mbi ligjet e për armët në SHBA. Në një shenjë të atmosferës së ngarkuar politike, Beto O’Rourke, kandidati demokrat për guvernator që po sfidon zotin Abbott në zgjedhjet e nëntorit, ngriti zërin në mes të konferencës për shtyp duke i thënë guvernatorin Abbott se i kishte bërë më të lehta, në vend që të kufizonte, ligjet e shtetit për armët.