Gjiko përfundon në spital! Çfarë i ndodhi reperit?

Reperi i njohur Asdren Gjikolli i njohur thjesht si Gjiko ka përfunduar në spital ditën e sotme.

Ka qenë vetë reperi që ka publikuar një foto nga spitali ku shihet duke marrë serum. “Ty ja grabit gripit”, ka shkruar Gjiko në mbishkrimin e fotos pa dhënë më shumë detaje.

Ky vit nuk ka qenë i qetë për Gjikon. Një vajzë e panjohur për publikun e ka akuzuar reperin se e ka mashtuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të nën ndikimin e lëndëve narkotike kur ajo ishte vetëm 16-vjeç.

Mediat kosovare kanë publikuar edhe dëshminë e vajzës që pretendon se është mashtruar dhe përdhunuar nga reperi.

E mitura, viktima në këtë rast ka deklaruar para hetuesve se sa herë ka kryer marrëdhënie seksuale me Gjikon ka qenë nën ndikimin e narkotikëve. “Sa herë jam takuar me Asdrenin më ka dhënë drogë, sa herë që kam kryer marrëdhënie seksuale me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve. Substancën narkotike i pandehuri Gjikolli e kishte pasur të vendosur në dhomën e pritjes në një kuti dhe çdo herë më ka dhënë narkotikë e më pas kemi pasur marrëdhënie seksuale. Këtë nuk do ta bëja asnjëherë po të isha në gjendje normale”, -thuhet në deklaratën e vajzës të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Viktima ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se Asdren Gjikolli dhe V. kanë bërë edhe fotografi dhe video incizime.