FOTO/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si do të rreshtohen Roma dhe Feyenoord në ‘Air Albania’

Roma dhe Feyenoordi do të luajnë finalen e madhe të Ligës së Konferencës, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë trofeun më të ri në Europë në qiellin e Tiranës.

Verdhekuqtë kërkojnë që të ngrenë trofeun e dytë europian në historinë e tyre, pas plot 61 vitesh, kur në 1961 mundi Interin në finalen e Kupës UEFA, siç njihet sot Liga e Europës.

Nën drejtimin e teknikut portugez, Jose Mourinho, Roma do të kërkojë lavdinë dhe të bëhet e para skuadër që ngre këtë trofe.

Duket se në 11 lojtarët e përzgjedhur që ta nisin këtë finale, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, do ta nisë nga stoli.

Nga ana tjetër, holandezët do të kërkojnë të njëjtën gjë. hera e fundit që Feyenoordi ka ngritur në qiell një trofe europian ishte në vitin 2002, ku në finale e Kupës UEFA mundën Borusian e Dortmundit, duke qenë dhe skuadra e fundit nga Holanda që ka triumfuar në Europë.

Sfida fillon në orën 21:00, teksa më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare.