Tirana kryefjala e mediave botërore, finalja nga “Air Albania” do të transmetohet në 155 shtete të botës

Në orën 21:00 do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Një ditë historike për vendin tonë, që do të organizojë për herë të parë një event të këtyre përmasave.

Finalja e Ligës së Konferencës është reklamë e mirë për Shqipërinë në botë përmes futbollit, e dëshmon edhe fakti se kjo ndeshje do të transmetohet në 155 shtete të botës.

Finalja mes Romës dhe Feyenoordit do të zhvillohet nga ora 21:00.