U aksidenua pak ditë më parë në Elbasan, ndërron jetë 18-vjeçari Bjorni Papri

Një 18-vjeçar i cili u aksidentua pak ditë më parë në fshatin Kuqan të Elbasanit ka ndërruar jetë. Mësohet se Bjorni Papri 18 vjeç nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Aksidenti i pak ditëve më parë me motor fatkeqësisht rezultoi fatal për të riun.

Familjarët e 18-vjeçarit nga Elbasani bënë thirrje për të dhuruar gjak për shkak se i afërmi i tyre po luftonte për jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Bjorni Papri u aksidentua teksa udhëtonte me motor, ndërsa për shkak të hemorragjisë ka pësuar humbje të madhe gjaku dhe sot ndërroi jetë.