VIDEO/ Me këngë dhe thirrje - Ultrasit e Feyenoord marshojnë drejt 'Air Albania'

Tifozët e Feyenoord kanë lënë në këto momente qendrën e Tiranës dhe pedonalen 'Murat Toptani' dhe po marshojnë drejt stadiumit 'Air Albania' ku do të luhet finalja Roma vs Feyenoord. 

A mbajnë një banderolë gjigante ku shkruhet në gjuhën holandeze 'I barbari'. 

Tifozët janë të veshur me fanella të zeza, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre kanë mbuluar fytyrat. 

Sfida finale e Conference League në stadiumin 'Air Albania' starton në orën 21:00.