FOTO/ Po hynte në stadium, arrestohet tifozi holandez
Prej orës 18:00 ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.
Teksa një numër i madh tifozësh ndodhen te portat e stadiumit, policia ka arrestuar një tifoz të Feyenoord.
Ai kishte arritur të kalonte kordonin e parë të policisë, por më pas i janë vënë prangat.
Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të këtij tifozi.
Mbrëmjen e kaluar tifozët e Romës dhe Feyenoord shënuan disa incidente të rënda në Tiranë, ndërsa u përplasën dhe me policinë. b