Çollaku: Digjen zyrat e UKT, po kontrollohej nga KLSH

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në faqen e tij në facebok nje shënim të shkurtër ku bën të ditur se janë djegur zyrat e UKT në Tiranë pasi sipas tij po ushtrohej kontroll nga KLSH.

Ja postimi i plotë:

Veliaj djeg UKT nga KLSH?

Djegia e zyrave të UKT, sepse ka disa ditë që KLSH po kontrollonte atë që ka ndodhur në Ndërmarrjen bashkiake.

Ndaj u përdor rrëmuja mbrëmë, për të vënë flakën kontrollit. Ngjarje kriminale me qëllim për të shpëtuar atë çfarë mund të dalë prej skanerit financiar të miliona eurove.

Jo vetëm kaq. Por dhe shumëpunësimet, ku strehohen qokat mediatike dhe artistike të kryebashkiakut.

Për të gjitha këto, Veliaj po shfrytëzon kriminalisht pak ‘zjarrin hollandez’.