Brukseli po rrit fruta dhe perime në çatitë e supermarketeve

Mbi 60 lloje bimësh po kultivohen në kopshtin e çatisë së një supermarketi në Bruksel, si pjesë e një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti Lagum po eksperimenton me idenë e një kopshti urban dhe dëshiron të përcaktojë nëse ato janë të qëndrueshme apo jo.

Që nga marsi, janë korrur më shumë se 2 ton fruta dhe perime.

"Ne shikojmë pjesën agronomike të hulumtimit, por shikojmë edhe multifunksionalitetin e këtyre lloj projekteve. Pra, ka prodhim, por ka edhe trajnime, ndërgjegjësim dhe kohezion të fqinjësisë sociale." Francisco Davila, një studiues në laboratorin agroekologjik të Vrije Universiteit.

Që nga marsi, janë korrur më shumë se 2 ton fruta dhe perime.

Projekti synon të edukojë dhe përfshijë njerëzit vendas në të gjithë procesin dhe shpreson të përmirësojë jetën e njerëzve të paprivilegjuar.

"Ne filluam ta përdorim atë edhe për një qëllim social. "Refresh" është një restorant social dhe ata përdorin prodhimin (bimët) për restorantin. Por ne filluam ta shpërndajmë edhe atë për njerëzit në nevojë," tha Nevruz Unal. një përfaqësues i zgjedhur për rinovimin e qytetit.

Faza eksperimentale do të zgjasë edhe dy deri në tre vjet. Nëse provohet se është e qëndrueshme, kjo metodë mund të eksportohet në çati të tjera në Evropë.