VIDEO/ 'Pse më shtyni'? Tifozët holandezë bëjnë për spital qytetarin te 9-katëshet

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja në Tiranë pranë 9-katësheve ku një person u gjet i shtrirë dhe i gjakosur në trotuar.

Mësohet se i plagosuri është një shqiptar, i cili është dhunuar nga një grup tifozësh holandezë pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Shqiptari nën efektin e alkoolit mësohet se i ka ofenduar holandezët ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Pasi është rrëzuar, ka nisur sërish të konfliktohet me holandezët, ku iu është drejtuar me fjalët "pse më shtyni".