Ceferin dhe legjenda Zvonimir Boban vijnë në Shqipëri, Duka: I garantova organizim perfekt

E gjithë vëmendja e Europës është tashmë në Tiranë, ku ditën e mërkurë, do të luhet finalja e parë në histori e Ligës së Konferencës.

Të pranishëm për këtë evenimet madhështor futbollistik, do të jenë dhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe legjenda kroate Zvonimir Boban.

Të dy këta personazhe të rëndësishme të botës së futbollit kanë zbarkuar në Tiranë, dhe janë pritur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Mirëprita pak minuta më parë Presidentin Ceferin dhe legjendën Zvonimir Boban. I garantova se do kalojnë një kohë fantastike në Shqipëri dhe organizimi jonë do të jetë perfekt”, shkruan Duka.