Roma zbarkon në ‘Air Albania’, Marash Kumbulla me shokë njihen me terrenin

Skuadra e Romës ndodhet në stadiumin “Air Albania” në këto momente, aty ku të mërkurën (21:00) do të përballet me Feyenoordin në finalen e Conference League.

Djemtë e Jose Mourinhos kanë zbritur në tapetin e blertë jo për t’u stërvitur, thjesht për të parë fushën dhe shijuar stadiumin kombëtar.

Mes tyre edhe Marash Kumbulla, i cili shpreson të luajë nga minuta e parë.

Mbrojtësi nga Malësia e Madhe u shfaq duke buzëqeshur nën shoqërinë e Stephan El Shaarawy.

Ndërkohë që lojtarët e ekipit verdhekuq ishin ndarë në grupime të vogla dhe po bisedonin qetësisht mes tyre, Tammy Abraham shëtiti nëpër fushë, madje bëri provat e tij edhe te dy traversat e portave.