Gjenden 200 trupa të pajetë në Mariupol/ Autoritetet: S'i grumbullojmë dot, mbajnë erë të rëndë

Trupat e pajetë e 200 personave janë gjetur në rrënojat e një ndërtese në Mariupol të Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së qytetit, Petro Andryushchenko.

Trupat u gjetën të dekompozuar duke shtuar se vendasit kishin refuzuar t’i grumbullonin dhe rusët gjithashtu, për shkak të erës së rëndë.

Andryushchenko shtoi se një numër i madh kufomash janë të paketuara në një morg të improvizuar në Mariupol dhe “qyteti është kthyer në një varrezë të vazhdueshme”.

Pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua në javë të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë./BBC/