Ceferin thur elozhe për Shqipërinë: Ka bërë një progres të jashtëzakonshëm

Në prag të finales së Conference League, presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin nuk i ka kursyer elozhet për Shqipërinë. Nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare, UEFA ka publikuar fjalët e presidentit ku shprehu fjalë shumë të mira për Shqipërinë.

“Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në aspektin e zhvillimi të futbollit. Tani të rrinjtë e këtij vendi mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të madhërishëm”, ka thënë Ceferin.

Postimi i UEFA-s u shoqërua gjithashtu edhe me një fotografi të stadiumit “Air Albania”. Ndërkohë Tirana do të presë finalen e edicionit të parë të Conference League që do të startojë ditën e nesërme në orën 21:00.