Vdes një shqiptar në Greqi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi.

Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj, një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur me motor.

Ngjarja ka ndodhur në Kamari, Santorini. Shqiptari, banor i ishullit, ishte duke drejtuar një motor, kur është përplasur me nje automjet që drejtohej nga një 30-vjeçar.

29-vjecari u transportua drejt spitalit, por ndërroi jetë për shkak se kishte humbur shumë gjak.