VIDEO/ Ekipi i Feyenoord mbërrin në Tiranë, ja pamjet...

Ekipi i Feyenordit ndodhet në Tiranë. Në një video të publikuar, shihet autobuzi i skuadrës holandeze që lëviz në rrugët e kryeqytetit shqiptar, i ndjekur nga masat e rrepta të forcave policore. 

Këto të fundit duhet të garantojnë sigurinë maksimale të miqëve dhe të evitojnë çdo përplasje të mundshme. Vlen të theksohet se shumë tifozë italianë kanë zbritur gjithashtu në kryeqytetin e Tiranës dhe ngacmimet e para kanë ardhur, teksa holandezët kanë urinuar mbi autobuzin e Romës.