FOTO/ 'Fanzone'-i i mbështetësve të Romës po bëhet gati, fillojnë montimet për ekranin e madh në Amfiteatrin e Tiranës

Në Amfiteatrin e Tiranës kanë filluar punimet për të vendosur ekranin e madh për tifozët e Romës që do të mblidhen për ta parë ndeshjen aty, ku është dhe “fanzone”-i i tyre.

Me anë të disa fotove të siguruara, shikohet se ka filluar puna duke vendosur skelat për ekranin e madh dhe pritet që deri të nesërmen në mëngjes, çdo gjë të jetë e përfunduar.