Vrasja e policit, Balliu: Patronazhistët, për të cilët Rama është krenar, janë këta...

Ish deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas ngjarjes së rëndë në një komisariat policie në Tiranë ku u vra një punonjës policie nga kolegu i tij.

“Patronazhistët, për të cilët Rama është krenar, janë këta”, shkruan Balliu.

Ja postimi i plotë:

Autori i vrasjes brenda në komisariat është patronazhisti i Partisë Socialiste.

Patronazhistët, për të cilët Rama është krenar, janë këta.

Kur Policia mbushet me militantë të egër të partisë atëherë ajo s‘është Polici e Shtetit por Polici e pushtetit.

Keqardhje e madhe që uniformën e Policisë së Shtetit, ku ka dhe policë të ndershëm pafund, e veshun dhe gjakatarët e partisë kriminale e Edi Ramës.