Zelensky: Jemi gati për shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati për një shkëmbim të burgosurish me Rusinë "edhe nesër", pasi ai u bëri thirrje aleatëve që të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Moskën.

"Shkëmbimi i njerëzve - kjo është një çështje humanitare sot dhe një vendim shumë politik që varet nga mbështetja e shumë shteteve," tha Zelensky të hënën përmes videokonferencës për pjesëmarrësit në Davos.

“Është vërtet e rëndësishme që e gjithë bota të mos i lutet Rusisë, pavarësisht rrethanave apo të bëjë lëshime ndaj Rusisë”, tha ai.

"Duke i bërë presion politik në çdo mënyrë që munden, nëpërmjet lidhjeve të fuqishme të biznesit, përmes mbylljes së bizneseve, embargos së naftës dhe përmes kërcënimeve, kërcënimeve reale me sanksione, pengimit të biznesit, ne mund të intensifikojmë në mënyrë aktive shkëmbimin e njerëzve tanë me ushtarakët rusë. Ne nuk kemi nevojë për ushtarakët rusë, na duhen vetëm tanët. Ne jemi gati për një shkëmbim edhe nesër," tha Zelensky.

Ukrainasit kanë mbushur gjithashtu "dhjetëra mijëra" qese të zeza trupash me eshtrat e ushtarëve rusë të lënë pas, shtoi ai.