Ëndrra e kapitenit Pelegrini: Nga Tirana, ta sjellim trofeun në Romë

Finalja e madhe e Tiranës është vetëm dy ditë larg dhe Roma me Feyenoordin po bëhen gati të masin forcat e tyre për të arritur triumfin në kompeticionin më të ri evropian.

Përpara kësaj sfide, ka folur kapiteni i verdhekuqve, Lorenzo Pelegrini, i cili është gati që të fitojë trofeun e parë si kapiten i Romës.

Të kesh shansin për të fituar këtë trofe, t’i jap qytetit tim këtë kupë është tashmë një ëndërr. Mendoj se ne duhet ta jetojmë 100% dhe të përpiqemi ta fitojmë me çdo kusht. Ne duam ta sjellim në Romë dhe ky është qëllimi ynë i vetëm në 25 maj”, ishin fjalët e Pelegrinit.