Vlerësimi maksimal i MC Kreshës shkon për një nga artistët që hoqi dorë nga muzika

 

Të gjithë ata që e njohin Mc Kreshën nga afër, krahas profesionalizmit të padiskutueshëm, kanë vlerësuar karakterin dhe thjeshtësinë që ai ka ditur të ruajë gjithmonë.

Kjo ka bërë që shumë artistë dhe jo vetëm, të ruajnë një respekt të veçantë për të.

Por cili është personi që Kreshës i ka lënë më shumë mbresa në jetën e tij? Me shumë emocion, reperi përmendi emrin e producentit Enis Presheva.

“Enisi e ka një trru gjenial. Është i veçantë si në stil, si në karakter, si njeri”, u shpreh Kresha.

Por rrugëtimi i Enisit nuk zgjati shumë pasi ai vendosi të hiqte dorë nga muzika.

“Neve na ka mërzit shumë që hoqi dorë nga muzika, por prandaj është njeri interesant. Zgjedhja e tij ishte shumë befasuese, por në të njëjtën kohë unë e kam vlerësu shumë. Nevojitet karakter i fortë për të marrë një vendim të tillë”, ishin fjalët e Kreshës për mikun e tij.

Reperi zbuloi se ata vazhdojnë të ruajnë kontaktet dhe të kenë relata shumë të mira me njëri-tjetrin.