VIDEO-SYRI TV/ Përkujtohet revolta e ‘Qafë Barit’, kundër kushteve ç’njerëzore
Përkujtohet në Shkodër Revolta e Qafë Barit, ku mbetën të vdekur dy protagonistët e saj, Tom Ndoja e Sokol Sokoli. Kjo revoltë kundërshtonte kushtet çnjerëzore në të cilat mbahehsin të burgosurit politikë, të cilët nuk pranuan diktaturën.
Nga SYRI TV
Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të titulluar ‘Ditët e Qëndresës’ kushtuar gjithë atyre që vuajtjen në burgjet e regjimit komunist, për të vetmen arsye se kundërshtonin diktaturën . Janë përkujtuar dy protagonistët e revoltës së Qaf Barit të vitit 1984 Tom Ndoja e Sokol Sokoli. Fillimisht u vendosen kurora me lule tek vendet e ekzekutimit dhe groposjes së tyre.
Të pranishmit në aktivitet kanë treguar simbolikën e kësaj dite, si edhe kanë bërë thirrjë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
Me 20 maj 1984 të burgosurit politik të Qaf Barit, u ngriten në një revoltë duke kundërshtuar hapur kushtet çnjerëzore në të cilat mbaheshin të izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Tom Ndoja e Sokol Sokoli të burgosur në burgun famkeq të Qaf Barit do i prinin kësaj revolte duke u përleshur me forcat e shumta policore. pak muaj më pas këta dy do dënoheshin me vrasje pushkatim.
Eshtrat e të cilëve u gjendën vetëm pas 27 vitesh kërkime. Aktivitete ditët e qëndresës u organizuan nga Komisioni Dioqezian Drejtësi dhe Paqe, Shoqata e Ish të përndjekurve politik Shkodër, Bashkia Shkodër.