Aksidenti tragjik në Vlorë, zbardhet EMRI i viktimës që u përplas nga 19 vjeçari

Besnik Brakaj është emri i viktimës i cili humbi jetën nga aksidenti në Vlorë.

19-vjeçari Edvin Skëndaj i cili ishte duke drejtuar një mjet tip Nissan ka përplasur për vdekje këmbësorin 50 vjeçar.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Nissan’, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.