VIDEO/ Bregdeti i Velipojës dhe Shëngjinit ndoten pak ditë para nisjes së sezonit

Bregdeti i Shëngjinit dhe i Velipojës është ndotur nga persona ende të paidentifikuar.

Edhe pse pushuesit kanë kohë që kanë mbërritur në bregdet për shkak edhe të temperaturave të larta, sezoni turistik hapet zyrtarisht vetëm pak ditë më vonë.

E pikërisht në nisje të sezonit turistik, dy prej plazheve më të frekuentuara të vendit janë ndotur.

Në Shëngjin dhe në Velipojë deti sot ka marrë një ngjyrë të verdhë duke shqetësuar pushuesit dhe autoritetet vendore. Deri më tani nuk dihet gjë në lidhje me ndotësit e detit, ndërsa po bëhen kontrolle.

Ndotja ne Shengjin