VIDEO/ Manaj i pafat, VAR i mohon golin ndaj Napolit

Rei Manaj ka qenë sërish protagonist me Specian.

Në sfidën ku Specia po humbet me rezultatin 0-3 ndaj Napolit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar me kokë, por anësori e ka cilësuar si pozicion të parregullt.

Lushnjari ka qenë më i avancuar se linja mbrojtëse e napoletanëve pas një spondi me kokë nga shoku i skuadrës që i dha në formë asisti Manajt për të shënuar.

Ndonëse një gol i parregullt Manaj ka qenë protagonist dhe i saktë për ta dërguar atë top në rrjetë.