VIDEO/ Shtubina e mbyll me futbollin aty ku e nisi, sulmuesi përshëndetet me tifozët e Vllaznisë mes lotëve

Sulmuesi i Egnatias, Ndriçim Shtubina i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. 35 vjeçari e ka mbyllur aty ku e ka nisur, pikërisht në “Loro Boriçi”. Shkodrani ka qenë mysafir në qytetin e lindjes, aty ku Egnatia u mposht 3-1 për javën e 35 të Superligës.

Me një karrierë të gjatë te Vllaznia, Çimi siç e njohin tifozët ka qenë një emblemë për skuadrën në vitet që ka mbajtur veshur fanellën kuqeblu, Përpara dy sezonesh, Shtubina la Vllazninë për të luajtur me Egnatian.

Pikërisht dje, në stadiumin ku hodhi hapat e para, 35 vjeçari është parë i përlotur teksa përshëndeste tifozët, ndërkohë që presidenti i vendasve, Alban Xhaferi e ka pritur me fanellën kuqeblu.