Chloe Grace Moretz në listën e 30 adoleshentëve më të suksesshme në botë

Aktorja Chloe Grace Moretz u është bashkuar yjeve Kylie Jenner dhe Jaden Smith në listën e 30 adoleshentëve më të suksesshme në botë për vitin 2016.

Këtë vit bukuroshja e serisë televizive “Keeping Up With The Kardashians”, Kylie, 19-vjeçare, është përfshirë në listën e revistës “Time” për shkak të dëshirës së saj që të eksperimentojë me stilin e saj.

Jaden Smith, 18-vjeçar, është paraqitur në këtë listë për shkak të punës së tij në muzikë, transmeton Koha.net.

Aktorja Chloe Grace Moretz, 19-vjeçare, nuk ka frikë që të tregojë mendimin e saj. Një vend në këtë listë ajo ia siguroi vetes një vend për shkak të kritikave kundër Kim Kardashianit për fotot e saj nudo.