Zelensky: Fitoret ruse të përkohshme, do rimarrim territoret tona

Fitoret ushtarake ruse në pjesë të Ukrainës lindore janë "shumë të përkohshme" dhe çdo territor që ata kanë pretenduar përfundimisht do t'i kthehen Kievit, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Udhëheqësi ukrainas i tha televizionit lokal se vendi i tij do të kishte më shumë luftime të përgjakshme, por theksoi se vetëm diplomacia mund t'i japë fund luftës.

"Për ta, të gjitha këto fitore, okupimi i Krimesë apo Donbasit është shumë i përkohshëm. Dhe e gjithë kjo do të kthehet pasi ky është territori ynë.”-tha Zelensky.