", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/May/21/auto_FTC75DZX0AQ9XmQ1653162552.jfif", "width": 900, "height": 670 } }

Zelenskyy emëron Shevchenkon ambasadorin e parë të shoqatës së bamirësisë në ndihmë të Ukrainës

Legjenda e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko është bërë ambasadori i parë i një shoqate bamirësie të krijuar nga Volodymyr Zelenskyy për të mbështetur vendin e tij në luftë ka theksuar se Rusia duhet të përjashtohet përgjithmonë nga futbolli.

Duke folur për BBC, ish-sulmuesi i Chelseat dhe  Milanit është shprehur se kjo luftë është mizore.

Është një gjenocid. Ishte e rëndësishme për mua të gjeja një mënyrë për të ndihmuar vendin tim. Ukraina është e paralizuar, është e pamundur të drejtosh ekonominë, ne po bombardohemi çdo ditë dhe njerëzit po vdesin.”

Ai thotë se të gjitha paratë e mbledhura nga bamirësia United 24 do të shkojnë direkt në bankën kombëtare të Ukrainës dhe më pas do të shpërndahen për të ndihmuar në përpjekjet e luftës.

Shevchenko tha se ishte i nderuar që u bë ambasador i platformës, duke shprehur shpresën se donacionet mund të ndihmojnë Ukrainën në luftë.

"Unë kam përfaqësuar Ukrainën në arenën ndërkombëtare të futbollit për shumë vite," tha Shevchenko.

“Sot, kur vendi im është shkatërruar nga lufta, prioriteti im është të ndihmoj Ukrainën, jo futbollin.

Është një nder i madh të bëhem ambasadori i parë i United24. Unë do të bëj çmos për të rritur ndërgjegjësimin për nevojat e Ukrainës, inkurajoj njerëzit të bashkohen me United24 dhe të kontribuojnë në fitoren tonë."

Ngjarje dhe koncerte bamirësie, projekte partneriteti me marka të njohura dhe bashkëpunime me opinionistë priten të zhvillohen për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve.

Ngjarja e parë në mbështetje të United24, një ankand bamirësie në Londër, do të zhvillohet më 8 qershor.