'Mesazhi që ‘tronditi’ tifozët dhe klubin madrilen', ja cfarë i shkruajti Mbappe presidentit të Real Madrid

Kylian Mbappe duket se ka vendosur për të ardhmen dhe ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga Real Madrid.

Tifozët, ekipi dhe drejtuesit e klubit, përfshirë presidentin e Real Madridit, Florentino Perez , nuk e pritën aspak mirë lajmin që 23-vjeçari do të qëndrojë “në Parc des Princes”.

Siç zbulohet nga prezantuesi i El Chiringuito, Josep Pedrerol, ky është mesazhi që Mbappe i ka dërguar Florentino Perezit për të konfirmuar se po qëndron te PSG .

“Zoti Florentino Perez, po ju informoj se kam vendosur të qëndroj në PSG”.

Dua t’ju falënderoj për mundësinë që më keni dhënë për të luajtur për Real Madridin, klubin që kam qenë tifoz që kur isha fëmijë.

 Shpresoj se do të jeni mirëkuptues me vendimin tim. Fat të mirë në finalen e Ligës së Kampionëve”, thuhet të jetë mesazhi i Mbappe.

Mbappe ka rënë dakord me PSG-në për një zgjatje të kontratës trevjeçare PSG