VIDEO/ Aksident pranë Portit të Durrësit, tre të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë pasdite pranë Portit të Durrësit.

Mësohet se dy makina janë përplasur ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar.

Tre të plagosurit janë dërguar drejt spitalit ndërsa një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.