Ukrainë/ Rusia sulmon me raketë Pallatin e Kulturës në Kharkiv

Është shfaqur video e një sulmi ajror rus që shkatërron një qendër artistike  "Pallati i Kulturës" të Ukrainës me një raketë që mendohet se është lëshuar nga një bombardues strategjik, ndërsa Vladimir Putin nis një ofensivë të re dhe të madhe në lindje të vendit.

Sipas ekspertit të mbrojtjes Rob Lee, goditja e djeshme në rajonin Lozova të Kharkivit besohet të jetë një raketë Kh-22 e lëshuar nga një bombardues rus Tu-22M3.  

Territoret e fundit të cilat Ukraina i ka nënkontroll në rajonin e Donbasit po sulmohen pa ndërprerje nga forcat ruse, pasi Vladimir Putitn kërkon të marrë kontrollin e plotë të provincave Luhansk dhe Donetsk. 

Kjo do të thotë se forcat ruse dhe ukrainase janë të vendosura për një rindeshje të një prej betejave më të mëdha të konfliktit deri më tani.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se lufta mund të zgjidhet vetëm përmes 'diplomacisë', mes një bllokimi në negociatat midis Kievit dhe Moskës.

"Fundi do të jetë përmes diplomacisë," tha komediani i kthyer në lider të kohës së luftës, duke folur për një kanal televiziv ukrainas. 

Ai shtoi se lufta 'do të jetë e përgjakshme, do të ketë luftime, por do të përfundojë  vetëm përmes diplomacisë'.

Javët e fundit Rusia është detyruar të largohet nga periferia e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.