Donald Veshaj i bën një rreng Elgit Dodës live në emision: O idiot, nuk je…
Dyshja kanë transmetuar puntatën e katërt, mbrëmjen e djeshme e cila nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjet.
Të ftuarit e kësaj mbrëmje ishin Agron Llakaj dhe Semi Jaupaj.
Me këtë të fundit Donaldi ka realizuar një lojë, e cila komsistonte në pyetje që ato i drejtonin njëri tjetrit.
Në rast mos përgjigjeje duhej të pinin një gotë birrë me eks.
Gjatë lojës ping-pong aktori njëkohësisht edhe moderatori duhej të telefononte kontaktin e shtatë që kishte në celular dhe t’i këndontenjë këngë pa i thënë asgje.
Donaldi shumë sportiv nuk hezitoi ta bënte. Kontakti i shtatë në telefonin e tij përkonte me numrin e Elgit Dodës.
Këngëtari u përgjigj, por reagimi i tij ndaj kësaj situate ishte epik.
Biseda:
Donaldi: Alo
Elgit: He mo shpirt, çfarë je tu bo?
Donald: Mirë zemra çfarë po bën ti?
Elgit: Hiç o vëlla, jashtë.
Në këtë moment Donaldi zbaton “dënimin” dhe nis të këndojë këngën e Semit. Pasi këndon, ai i tregon Elgitit se e ka marrë live në emision, dhe ky rreng ishte pjesë e një loje.
“O idiot”,-ka reaguar kantautori. “Nuk je mirë nga trutë. Komplet idiot.”
Ju kujtojmë që vëllezërit Veshaj kanë një raport miqësor me Dodën
E premtja mbrëma duket se tashmë i dedikohet “Më Lër Të Flas”, emisionit të Donald dhe Romeo Veshajt.