Presidenti Meta, konferencë për shtyp mbi negociatat e anëtarësimit në BE

Presidenti Ilir Meta ka thirrur një konferencë shtypi, paraditen e së shtunës në Presidencë lidhur me çështjen më të rëndësishme, çeljen e negociatave të vendit me BE-në.

“Dua të vlerësoj sot , - tha Meta, - rezolutën e miratuar dy ditë më parë në Parlamentin Europian, me shumicë votash. Dua të vlerësoj mbështetjen e gjërë politike ndaj perspektivës për anëtarësim të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE, por njëkohësisht edhe gjuhën e drejtpërdrejtë të përshkrimit të situatës në vendin tonë dhe të atyre detyrave që priten të përmbushen nga Shqipëria në vazhdim.”

Videoja në vijim: