Superiorja në garë për Europën, mësoni ndeshjet e ditës së sotme
Sot, do të luhen ndeshjet e javës së 35-të, ose e thënë ndryshe java e parafundit e edicionit futbollistik 2021/22 në Kategorinë Superiore.
Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të luhen në orën 17:00.
Në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet derbi i kryeqytetit Dinamo-Tirana.
Një ndeshje thjesht për statistikë sepse blutë kanë rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë ndërsa bardheblutë janë shpallur kampionë të Shqipërisë.
Në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet ndeshja Partizani-Kastrioti.
Të kuqve të kryeqytetit u duhet vetëm tre pikë që të sigurojnë Europën, ndërsa krutanët luajnë pa asnjë pretendim duke parë se e kanë siguruar mbijetesën për këtë sezon.
Në stadiumin “Niko Dovana” do të zhvillohet takimi Teuta-Laçi.
Durrsakët kërkojnë vetëm fitoren për të qenë ende në garë për zonën europiane, ndërsa kurbinasit luajnë thjesht për prestigj duke parë se vendi i dytë është i “blinduar” nga to.
Në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhviollohet dueli Vllaznia-Egnatia.
Për shkodranët është një ndeshje jetike duke parë objektivin Europë, ndërsa rrogozhinasit e kanë siguruar zonën “Play-Out”.
Në stadiumin “Kukës Arena” do të luhet ndeshja Kukësi-Skënderbeu.
Verilindorët duan me çdo kusht suksesin për Europën, ndërsa korçarët luajnë këtë takim për asnjë pretendim duke parë se zyrtarisht janë të rënë në Kategorinë e Parë.