I përkasin një periudhe të hershme, gjenden eshtra njeriu në Lushnje

Eshtra njeriu janë konstatuar në Lushnje.

Burime nga policia bëjnë me dije se A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, në fshatin Ardenicë ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut.

Sipas “bluve” eshtrat i përkasin një periudhe të hershme. Sakaq, mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

“Në fshatin Ardenicë, Lushnjë, shtetasi A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike”, thuhet në njoftimin e policisë