'Leksion demokracie'/ ‘Ti Alibeaj dhe Bardhi do jeni opozitë, Balla do ju ndihmojë nga pak’

Duke iu referuar situatës politike në vend, mjeshtri Bujar Kapexhiu ka risjellë aktualitetin politik me anë të një karikature pikante.

Deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Gazmenti  Bardhi janë në bankën e shkollës ku kryeministri Edi Rama si profesor është duke i mësuar se këta janë opozita dhe se do të ndihmohen nga Taulant Balla për nevojat e tyre.

Mesa duket, Alibeaj dhe Bardhi janë shumë të vëmendshëm ndaj mësimit të Ramës, ku Alibeaj mbanë shënime dhe Bardhi nuk e shkëput vëmendjen nga ‘profesori Rama’.