", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/May/20/auto_FTH5HoRX0AEDhE71653062493.jfif", "width": 900, "height": 484 } }

Hysaj në festën e lamtumirës së Insignes: ‘Paç fat vëlla’

Një festë për t’i përshëndetur të gjithë dhe për t’iu thënë lamtumirë. Lorenzo Insigne mblodhi miqtë, shokët e skuadrës dhe të afërmit për një festë ekskluzive përpara se të nisej për në Toronto.

Mes të ftuarve të pranishëm ishin edhe Pepe Reina dhe Elseid Hysaj, ish-shokët e skuadrës së sulmuesit axurr te Napoli. Në mediat italiane kanë rrjedhur fotot e “ritualit” mes buzëqeshjeve, dollive dhe një torte të madhe. “Paç fat vëlla”, – ishte mesazhi i mbrojtësit shqiptar të Lazios.

Më pas është radha e portierit: “Vetë futbolli, i bukuri! Fat të mbarë vëlla”. Të tre duket se kanë mbetur miq të ngushtë, çka dëshmon se vitet e kaluara te klubi blu janë të paharrueshme.

Reina dhe Hysaj u takuan sërish në Romë, ndërsa Insigne tashmë do të shkojë në Kanada për një aventurë të re. Miqësia mes tyre, megjithatë, do të mbetet përgjithmonë.

Në sfidën e fundit në stadiumin “Maradona” pati lot nga Insigne, teksa i përshëndeti tifozët, të cilët tha se do t’i mungonin shumë. Edhe këta të fundit e përshëndetën ngrohtësisht kapitenin e tyre, duke shpalosur disa pankarta në të cilat shprehnin falënderimin për kontributin e italianit.

 

“Fanella jote peshonte më së shumti, sepse i përkiste atyre që e donin vërtet. E mbajte me dhunti, krenari dhe dinjitet. Si një njeri krenar i këtij qyteti!”, – shkruhej në parullën e tifozëve të shpalosur në stadiumin “Maradona”.

“Faleminderit një qyteti që më ka dhënë kaq shumë. Jemi gëzuar dhe kemi vuajtur, herë-herë u grindëm, por qëndruam gjithmonë bashkë, si një familje e madhe.

Qëndrimi në Napoli ishte një përvojë e mrekullueshme, por edhe një përgjegjësi e madhe që e pranova me krenari.

Të largohesh nga Napoli do të thotë të largohesh nga shtëpia, do të më mungoni gjithmonë. Kemi kaluar momente të paharrueshme, kam dhënë gjithmonë maksimumin. Faleminderit nga zemra”, – ishin fjalët e kapitenit të Napolit.