FOTO/ Haaland surprizon lojtarët dhe stafin e Dortmund me dhuratën e lamtumirës

Erling Haaland është larguar nga Borussia Dortmund dhe do t’i bashkohet Manchester Cityt.

Fundjavën e kaluar ai bëri paraqitjen e fundit për klubin, teksa iu dha lamtumirën edhe tifozëve verdhezinj .

Sipas gazetës gjermane “Bild”, ylli norvegjez ka falënderuar shokët e tij të skuadrës dhe trajnerët duke iu dhuruar ora luksoze me vlerë 11.000-13.000 £,

Zgjedhja ka qenë pak më ekonomike për anëtarët e stafit dhe trajnerin Marco Rose, të cilëve u ka dhuruar nga një orë “Omega”, që vlen rreth 7 mijë euro.