Një tjetër mesazh i fortë vjen nga Luana Vjollca: ‘Duajeni dhe flisni bukur me veten’

Të gjithë janë gjithnjë gati për gjëra të bukura, por Luana po na bën të përjetojmë vërtetë emocione të forta. Episodi i dytë i projektit “Thuaje” erdhi.

“Trauma”, siç ndodhi dhe herën e parë me episodin “Si Njerëz” Luana do të publikojë dhe këngën referuar temës. 

Ajo tregoi në bisedën virtuale me ndjekësit se bëhet fjalë për një dedikim direkt për traumat e saj.

“Pse jo, unë që shihem si një vajzë e fortë, që gjithmonë qesh, që në jetën e saj në Instagram tregon që është e plotësuar, e lumtur...pa i hequr asgjë këtyre, unë jam ajo, por nuk jam vetëm ajo” – tha moderatorja e cila rrëfeu se ka ditë që e gjejnë në krevat duke qarë, por të nesërmen është në punë dhe e qeshur.

Luana tha se ka ndjekur seanca psikologjike në momente që nuk është ndjerë mirë dhe e vlerësuar sa duhet.

Ajo ndau një moment shumë prekës të jetës së saj.

“5 raste në 15 vite, njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatikisht i njohur sepse askush nuk e ka parë, por që mua më ka lënë një shenjë, një plagë, sepse ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Unë e falënderoj Zotin gjithmonë që atë mbrëmje mua nuk më ndodhi asgjë, por ishte mjaftueshëm që mua sot të më krijohet kjo traumë që sot kam,” – tha Luana.

Krejtësisht emocionale, moderatorja nënkuptoi se fatmirësisht ka mundur të shpëtojë nga një fans i cili nga çfarë tregoi Luana ka tentuar ta përdhunojë. Ajo mundi të vrapojë dhe të largohet nga vendngjarja, por u shpreh se të gjitha ato vajza dhe gra që e kanë përjetuar një “traumë” të tillë janë inspirim!