VIDEO/ SYRI TV sjell pamjet, ja ç'ka mbetur nga hedhja në erë e pronës së policit në Shkodër

Këto janë pamjet e lokalit dhe të autobusit, pronë e një polici në fshatin Grudë e Re në Shkodër, të cilave iu vu tritol si dhe zjarr gjatë natës së sotme. Pamjet janë sjellë nga gazetarja e SYRI TV.

Policia e Shkodrës tha se rreth orës 2:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër,  ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshat, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.