VIDEO/ Këlliçi: Janë vënë baste nëse mund të vija në SHBA, por ja ku jam, mes të rinjve republikanë

Deputeti demokrat Belind Këlliçi aktualisht ndodhet në SHBA pas ftesës së të rinjve të Partisë Republikane.

Përmes një lidhje LIVE për emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv Këlliçi tha se janë vënë baste nëse ai mund të shkonte në SHBA.

Këlliçi deklaroi se tashmë ndodhet mes të rinjve republikanë dhe çdo gjë është normale.

“Janë vënë baste nëse unë mund të vija në SHBA. Unë ja ku jam, mes të rinjve republikanë.”-tha Këlliçi.