Tatimet: Mos harroni, nga 1 qershori ndalohen qeset plastike!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujtoi sot qytetarët shqiptarë se që nga data 1 qershor  në vend do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike me një përdorim.

“Në vëmendjen tuaj, - njoftoi Drejtoria. -  Nga data 1 qershor ndalohet përdorimi, tregëtimi, prodhimi dhe importimi i qeseve plastike njëpërdorimshe. Pas kësaj date, do të jetë e jashtëligjshme që dyqanet apo restorantet të të japin qese plastike njëpërdorimshe kur blen diçka.  Mos e harro asnjëherë, çantën me vete.”