VIDEO/ Kështjella Gandolfo, rezidenca verore e papëve shndërrohet në muze

Duke filluar nga kjo e premte, 21 tetor, rezidenca verore e papëve në Kështjellën Gandolfo do të shndërrohet në një muze.

Edhe apartamentet private të Papa Françeskut dhe të pasardhësve të tij, të cilët për herë të parë kanë hequr dorë nga përdorimi i vilës në liqenin Albano, do të hapen për publikun, po ashtu edhe kopshtet dhe pjesa tjetër e pallatit.

Që nga ora 10.00 vizitorët kanë patur mundësinë të shohin nga afër dhomën e gjumit, ku paraardhësit e Atit të Shenjtë kanë qëndruar dhe janë lutur, bibliotekën, sallën e mbledhjeve dhe ambientet e tjera.

“Hapja e Kështjellës Gandolfo për publikun është një konfirmim i vendimit të Papës për të mos ardhur më me pushime këtu dhe për këtë na vjen shumë keq. Nuk bëhet fjalë për një problem ekonomik. Ati i Shenjtë është treguar shumë bujarë, duke favorizuar ardhjen e shumë turistëve,” është shprehur për La Repubblica, Milvia Muniz, kryetarja e bashkisë së Kështjellës Gandolfo.