Covid-19, hunda e qenve po aq efektive sa një test molekular

Silja, Rele, Kosti dhe ET nuk janë thjesht qen, por ekspertë në zbulimin e drogës, mallrave të rrezikshme dhe tashmë edhe të Covid-19. 

Tre retrierë labrador dhe një bari i bardhë nga katër deri në tetë vjeç janë protagonistët e hulumtimit të kryer nga Universiteti i Helsinkit, i sapo publikuar në BMJ Global Health .

Hunda e qenve dallon aromat deri në 100,000 herë më shumë se njerëzit, dhe ndjenja e tyre e nuhatjes është aq e zhvilluar sa ia kalon çdo pajisjeje të krijuar deri më tani. 

Për këtë arsye, në periudhën e pandemisë, janë kryer disa studime për të kuptuar se si dhe nëse këto kafshë mund të ndihmojnë njerëzit në zbulimin e virusit dhe nga studimi finlandez ka ardhur konfirmimi: qentë nuhatës mund të stërviten në një kohë të shkurtër, koha për të zbuluar personat e infektuar me Covid-19 me një shkallë saktësie të barabartë me atë të testeve molekulare (PCR).

"Një nga qentë tanë më të mirë është Kössi - thotë Anu Kantele, autore e hulumtimit dhe profesore e sëmundjeve infektive- edhe pse ai nuk ishte pjesë e këtij ekipi. Ai është një  talent, i marrë në një autostradë në Malaga të Spanjës dhe i sjellë në Finlandë. Ai është një kryqëzim racash pasi nuk ka nevojë për një racë specifike për këtë punë, gjithçka që duhet është një nuhtaje e mirë dhe një dëshirë e madhe për të mësuar".